Sufi Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sufi Forum

Hz.Muhamedi s.a.v.s. thotë: O ju njerëz , ju le në mesin e juaj dy gjëra që nëse i përqafoni , asnjëherë nuk do të devijoni nga Rruga e Drejtë : Librin e Allahut dhe familjen time Ehli Bejtin
 
ForumForum  RADIORADIO  KërkoKërko  Latest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Nata e Kadrit

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Hysein Shehu
Administrator
Administrator
Hysein Shehu


Numri i postimeve : 551
Age : 51
Since : 26/01/2009

Nata e Kadrit Empty
MesazhTitulli: Nata e Kadrit   Nata e Kadrit Empty04.09.10 21:35



Nata e Kadrit

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
Ne e zbritëm atë (Kur'anin) në Natën e Kadrit.
E ç'të bëri ty të dish se ç'është Nata e Kadrit?
Nata e Kadrit është më e rëndësishme se një mijë muaj!
Me lejen e Zotit të tyre në (atë natë) të zbresin engjëjt dhe shpirti (Xhibrili) për secilën çështje.
Ajo (që përcakton Zoti) është paqe deri në agim të mëngjesit. Sure: Kadr.
Imam Xhaferi Sadik r.a. ka thënë:

“Tevrati zbriti 6 ditë pasi hyri muaji i Ramazanit, Ungjilli me 12 të muajit të Ramazanit, Zeburi me 18 të Ramazanit dhe Kurani Natën e Kadrit"
Ajo është gjithashtu nata që i Madhërishmi e përshkruan si më poshtë:
Ne e zbritëm atë në një natë të bekuar (në natën e begatshme të kadrit). Ne dëshiruam t'u tërheqim vërejtjen, e njerëzit të jenë të gatshëm.
Në atë (natë) zgjidhet çdo çështje në mënyrë të prerë.
Urdhër i përcaktuar nga Vetë Ne. S'ka dyshim se Ne dërguam të dërguar.
(E zbritëm) Nga Mëshira e Zotit tënd; Ai është dëgjuesi, i dijshmi” Sure: Duhan, Ajetet: 3-6

Imam Bakëri r.a. për këtë natë të bekuar ka thënë "Nata e Kadrit eshtë fillimi dhe fundi i viti“.
"Në e zbritën atë në nje natë të bekuar". Ajo eshtë Nata e Kadrit. E tillë është ajo çdo vit, në muajin e Ramazanit, në dhjetëditëshin e fundit të tij. Kurani ka zbritur pikërisht Natën e Kadrit. Zoti i Madhërishëm ka thënë:
"Në ketë Natë zgiidhet çdo veper e urtë". Kjo do të thotë se Natën e Kadrit bëhet vlerësimi i çdo gjëje. Atë vit, si dhe çdo vit para tij, e mira dhe e keqja, nënshtrimi dhe kundërshtimi ndaj Zotit, lindja dhe vdekja, humbja apo begatia zhvillohen e ndodhin ashtu siç përcaktohen natën e Kadrit, pa as me të voglin ndryshim. Ato zhvillohen sipas dëshirës dhe urdhërit të Allahut xh.xh"
"Vepra e mirë dhe e dobishme në këtë muaj si faljet, dhënia e zekatit dhe punët e tjera të mira janë me të vIefshme se punët e mira e të dobishme të kryera gjatë 1000 muajve, ku nuk ka natë të Kadrit. Dhe nëse Allahu i Lartë dhe i Bekuar nuk do t'ua shtontë ato besimtarëve, ata nuk do ta kuptonin dot se si Allahu na shton atyre begatitë“.
Resulullahu s.a.v.s. e caktontë dhjetëditëshin e fundit të muajit të Ramazanit për të shtuar përkushtimin në adhurim ndaj Allahut të Madhërishëm, shtontë zellin dhe përpjekjet, siç e parmë edhe në tregimin e Imam Sadikut r.a. që thoshte:
"Resulullahu s.a.v.s. kur hyntë dhjetëditshi i fundit (i Ramazanit) mobilizohej akoma më tej e bëhej me këmbëngulës, evitontë komplet gratë dhe qëndronte tërë natën duke iu përkushtuar vetëm adhurimit ndaj Krijuesit xh.xh."

Këto janë hiret e këtij muaji, që është një ndër rastët e mëdha që ka vlerësuar Allahu i Madhërishëm.
"Atë Natë zbresin engjejt dhe Libri në qiellin e kësaj botë. Atë Natë shkruhet gjithçka do të bëjë urdhër gjatë vitit, gjithçka që do të godasë robtë. Urdhëri i Tijë është i prerë. Çdo gjë varet nga dëshira e Tijë, jep e afron ç'të dojë dhe vonon ç'të dojë, fshin ç'do gjë ose e le siç është. Ai posedon kryelibrin"


All-llahu është një, nuk ka zot tjetër përveç Atij. Ai është mbikqyrës i përhershëm dhe i përjetshëm. Atë nuk e kap as kotja as gjumë, gjithçka ka në qiej dhe në tokë është vetëm e Tij. Kush mund të ndërmjetësojë tek Ai, pos me lejen e Tij, e di të tashmen që është pranë tyre dhe të ardhmen, nga ajo që Ai di, tjerët dinë vetëm aq sa Ai ka dëshiruar, Kursija e Tij (dija-sundimi) përfshijnë qiejt dhe tokën. Kujdesi i Tij ndaj të dyjave, nuk i vjen rëndë, Ai është më i larti, më i madhi.

Vetëm të All-llahut janë gjithëçka ka në qiej dhe ç'ka në tokë, e për atë që e keni në shpirtin tuaj, e shfaqët haptazi ose e mbajtët fshehtë, All-llahu do t'ju marrë në përgjegjësi, e Ai ia fal atij që do dhe e dënon atë që do. All-llahu ka mundësi për çdo send.
I dërguari i besoi asaj që iu shpall prej Zotit të tij, e ashtu edhe besimtarët. Secili i besoi All-llahut, engjëjve të Tij, shpalljeve të Tij, të dërguarve të Tij. Ne nuk bëjmë dallim në asnjërin nga të dërguarit e Tij, dhe thanë: “Iu përgjigjëm thirrjes dhe respektuam urdhërin. Kërkojmë faljen tënde o Zoti ynë! Vetëm te Ti është ardhmëria jonë”

All-llahu nuk e obligon asnjë njeri përtej mundësisë së tij, atij (njeriut) i takon ajo që e fitoi dhe atij i bie ajo (e keqe) që e meritoi. “Zoti ynë, mos na dëno nëse harrojmë ose gabojmë! Zoti ynë, mos na ngarko neve barrë të rëndë siç i ngarkove ata që ishin para nesh! Zoti ynë, mos na ngarko me atë për të cilën ne nuk kemi fuqi! Na i shlyej mëkatet, na i mbulo të këqijat, na mëshiro. Ti je mbrojtësi ynë, na ndihmo kundër popullit pabesimtar!
[b]
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Nata e Kadrit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Nata e Regaibit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Sufi Forum :: Tema Islame :: Netët e Mëdhaja-
Kërce tek: