Sufi Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sufi Forum

Hz.Muhamedi s.a.v.s. thotë: O ju njerëz , ju le në mesin e juaj dy gjëra që nëse i përqafoni , asnjëherë nuk do të devijoni nga Rruga e Drejtë : Librin e Allahut dhe familjen time Ehli Bejtin
 
ForumForum  RADIORADIO  KërkoKërko  Latest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Dituria e Profetëve dhe e Evlijave mbi Gajbin (te Padukshmen)

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Ashik

Ashik


Numri i postimeve : 5
Age : 35
Since : 13/02/2011

Dituria e Profetëve dhe e Evlijave mbi Gajbin (te Padukshmen) Empty
MesazhTitulli: Dituria e Profetëve dhe e Evlijave mbi Gajbin (te Padukshmen)   Dituria e Profetëve dhe e Evlijave mbi Gajbin (te Padukshmen) Empty27.02.11 15:33

بسم الله الرحمن الرحيم

Në emër të All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit
Falemnderimet (Hamd) i takojnë Atij, vetëm Atë e falemnderojmë, prej tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Paqet, shpëtimet dhe Salavate të panumërta i dërgojmë Pejgamberit të Allahut s.a.v.s, gjithë Pejgamberëve të tjerë, Evlijave, shokët të Profetit, familjes së ij të ndërshme dhe gjithë besimtarëve deri në Ditën e Gjykimit.

عَالِمُ الْغَيْبِ فَلَا يُظْهِرُ عَلَىٰ غَيْبِهِ أَحَدًا إِلَّا مَنِ ارْتَضَىٰ مِن رَّسُولٍ فَإِنَّهُ يَسْلُكُ مِن بَيْنِ يَدَيْهِ وَمِنْ خَلْفِهِ رَصَدًا
Ai e di të padukshmen dhe fshehtësit e veta nuk ia zbulon askujt, Përveç atij me të cilin është i kënaqur nga të dërguarit. Prandaj, ai edhe përpara edhe pas tij vë rojën 72 : 25-26

Al-Hafiz Ibn Hajar al-`Asqalani thotë se nga këto verse ne arrijmë të kuptojme se Profetëve u është treguar diçka nga e Padukshmja, po ashtu edhe Evlijave, ajo e ndjek secilin Propfet dhe i bëhet dhuratë (yukram). Dallimi është se Profetët marrin nga çfarëdo lloj zbulese ndërsa Evlijatë vetëm përmes ëndërrave dhe inspirimit. Allahu e di këtë më së miri.

Nuk është e ndrejtë dhe e saktë të thuhet se Profeti s.a.v.s. nuk kishte dijeni mbi të Padukshmen përpos në raste kur kualifikohet p.sh. "Profeti s.a.v.s nuk e ka ditur atë që vetëm Allahu e dinte"; përndryshe nuk është e vërtetë që Profeti s.a.v.s nuk e ka ditur të padukshmen. Si mund kjo të jetë e vërtetë për një Profet të cilin Allahu ia zbriti Kur'anin në Natën e Kadrit, e të cilin e morri me vete ne Natën e Miraxhit duke ja treguar fshehtësit e krijimit dhe të ringjalljes dhe duke e frymëzuar gjatë gjithë kohës me mëshirën e Kur'anit!? Allahu për të thotë në Kur'anin Famëlartë:

وَلَوْلَا فَضْلُ اللَّهِ عَلَيْكَ وَرَحْمَتُهُ لَهَمَّت طَّائِفَةٌ مِّنْهُمْ أَن يُضِلُّوكَ وَمَا يُضِلُّونَ إِلَّا أَنفُسَهُمْ ۖ وَمَا يَضُرُّونَكَ مِن شَيْءٍ ۚ وَأَنزَلَ اللَّهُ عَلَيْكَ الْكِتَابَ وَالْحِكْمَةَ وَعَلَّمَكَ مَا لَمْ تَكُن تَعْلَمُ ۚ وَكَانَ فَضْلُ اللَّهِ عَلَيْكَ عَظِيمًا
Të mos ishte mëshira e All-llahut dhe mirësia e Tij ndaj teje, një grup nga ata kanë pasur ndërmend të të mashtrojnë, por s’mashtruan tjetër pos vetveten, kurse ty nuk të dëmtuan fare. Ty All-llahu ta shpalli Librin dhe urtësinë dhe të ka mësuar atë që nuk e ke ditur; mirësia e All-llahut është e madhe ndaj teje. 4:113

تِلْكَ مِنْ أَنبَاءِ الْغَيْبِ نُوحِيهَا إِلَيْكَ ۖ مَا كُنتَ تَعْلَمُهَا أَنتَ وَلَا قَوْمُكَ مِن قَبْلِ هَٰذَا ۖ فَاصْبِرْ ۖ إِنَّ الْعَاقِبَةَ لِلْمُتَّقِينَ
Ato janë lajme të panjohura që t’i shpallim ty, as ti as populli yt përpara kësaj nuk keni ditur. Prandaj ke durim, përfundimi, njëmend, është në dobi të devotshmëve! 11:49

Ibn Masudi transmeton: "Utiytu mafatihu kulli shay'in illa al-khams".

Ai i ka marr çelësat e së Padukshmes përpos të Pestave që vetëm Allahu i di

Ibn Hajar al-`Asqalani reciton hadithe nga Fath al Bari:

Utiya nabiyyukum `ilmu kulli shay'in siwa hadhihi al-khams.
Utiytu mafatih al-ghayb.

Profeti yt ka mësuar gjithçka pos të Pestave
Kam marr çelësat e së padukshmes
- Ibn Hajar, Fath al-Bari (Dar al-fikr ed. 1:124 dhe 8:514)

Të Pestat janë:
- Dituria se çka ka në barqet e nënave
- Diturinë se kur do të vije Çasti
- Diturinë se çka do të marr secili nesër
- Diturinë se ku do të vdes secilit
- Diturinë e kohës se kur Allahu do ta dërgoj shiun

(Hadith i Ibn Umar te Imam Ahmedi dhe Buhariu)

Një njeri nga Benu Emirët e pyeti të Dërguarin e Allahut s.a.v.s "A ka ndonjë lloj dije që ti nuk e di?", dhe i Dërguari tha: "Allahu më ka mësuar një të mirë të madhe por ekzsiton një e Padukshme që vetëm Allahu e di. Ai e di Çastin, Ai na e dërgon shiun, Ai e di çka ka brenda mitrave të nënave, askush pos Tij nuk e di se çka do të marr nesër dhe askush (pos Atij) nuk e di se ku do të vdes nesër"

Në Kur'anin Famëlartë thuhet:

إِنَّ اللَّهَ عِندَهُ عِلْمُ السَّاعَةِ وَيُنَزِّلُ الْغَيْثَ وَيَعْلَمُ مَا فِي الْأَرْحَامِ ۖ وَمَا تَدْرِي نَفْسٌ مَّاذَا تَكْسِبُ غَدًا ۖ وَمَا تَدْرِي نَفْسٌ بِأَيِّ أَرْضٍ تَمُوتُ ۚ إِنَّ اللَّهَ عَلِيمٌ خَبِيرٌ

Pa dyshim vetëm All-llahu e di kur do të jetë kijameti. Ai lëshon shiun dhe vetëm Ai di se çka ka në barqe të nënave, kurse njeriu nuk e di se çka do të bëjë nesër dhe askush nuk e di se në çfarë vendi do të vdesë. All-llahu me siguri e di dhe është i informuar për gjithçka. 31:34

Ibn Mardawayh transmeton në Kanz al-`ummal: "Imam Aliu r.a. recitoj 28:66 të Sures Al-Kasas:

فَعَمِيَتْ عَلَيْهِمُ الْأَنبَاءُ يَوْمَئِذٍ فَهُمْ لَا يَتَسَاءَلُونَ

Atë ditë, atyre lajmet do t’u jenë memece (të shurdhëta); e ata nuk do të mund të pyesin njëri-tjetrin (asgjë).

Atëherë Aliu r.a. komentoi: "Asgjë nuk ishte e shurdhër për Profetin tënd përpos të Pestave që e pëbejnë Sekretin e të Padukshmes"
[i]
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Dituria e Profetëve dhe e Evlijave mbi Gajbin (te Padukshmen)
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Sufi Forum :: Tema Islame :: Tema të ndryshme-
Kërce tek: