Sufi Forum

Hz.Muhamedi s.a.v.s. thotë: O ju njerëz , ju le në mesin e juaj dy gjëra që nëse i përqafoni , asnjëherë nuk do të devijoni nga Rruga e Drejtë : Librin e Allahut dhe familjen time Ehli Bejtin
ForumForum  RADIORADIO  PytësoriPytësori  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Havarixhet

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Hysein Shehu
Administrator
Administrator


Numri i postimeve : 551
Age : 43
Since : 26/01/2009

MesazhTitulli: Havarixhet   31.01.12 21:09

Pas vrasjes së Osmanit, shumica e muslimanëve e pranuan për halif Aliun r.a.. Mirëpo, me këtë nuk qenë të kënaqur disa nga ashabët, si : Muaviu, Talha dhe Zubejri, të cilët nuk iu nënshtruan Aliut r.a., para se ky t’i gjente dhe t’i dënonte vrasësit e Osmanit.

Me zhvillimin e ngjarjeve, mosmarrëveshjet në mes këtyre as’habëve dhe Aliut r.a arritën kulminacionin me luftën në Siffin, në të cilën Aliu r.a. ishte në prag të fitores kundër Muaviut, por Amr ibn Asi bëri një hile-mashtrim duke vënë mbi majat e shtizave mus-hafet...

Për ta shmangur gjakderdhjen e mëtutjeshme në mes të muslimanëve, dikush propozoi një arbitrazh në mes dy ushtrive, të cilin Aliu r.a. e pranoi menjëherë, ngase nuk e shihte të arsyeshme që gjaku i muslimanëve të derdhej kot.

Mirëpo, pranimi i arbitrazhit nga ana e Aliut, futi plasaritjet e para në ushtrinë e tij, ngase disa nga simpatizuesit e Aliut konsideruan se ai gaboi kur e pranoi arbitrazhin, madje ata shkuan deri aty sa të akuzonin Aliun r.a. për kufër. Ata, madje sa herë që e shihnin Aliun, ngrinin zërat e tyre dhe thërrisnin: “La hukme il-la Allah - Nuk ka gjykim pos gjykimit të Allahut”

Pas një kohe, ata që gjykuan me kufër për Aliun, dolën nga radhët e tij dhe u vendosën në fshatin Haruraë afër Kufës. Në krye të tyre ishte Abdullah bin Vehb er-Rrasibiu. Për shkak se u larguan, ata u quajtën - HAVARIXH - të dalë, të larguar.

Nuk vonoi shumë dhe në mes tyre e Aliut u zhvilluan beteja të përgjakshme, në të cilat Aliu r.a. doli ngadhënjimtar, por nuk arriti ta shkatërronte plotësisht këtë fraksion. Ata pas një kohe, nëpërmjet Abdurrahman bin Melxhemit, arritën të bënin atentat mbi Aliun r.a. dhe ta vrisnin.



Këta pra janë Havarixhët. Përndryshe, pasardhësit e këtyre sot janë Shiiaz - Shiizmi.

_________________
Eja,prap eja.Edhe nëse je i pafe apo adhurues i idhujve,zjarrputist ose i Krishter.Mbrapa Derës tonë qëndron shpresa.Edhe nëse ke thy premtimin e dhënë, eja,prap eja ... Hz.Mevlana k.s.Hu

INFO: [You must be registered and logged in to see this link.]
Mbrapsht në krye Shko poshtë
iti



Numri i postimeve : 21
Age : 56
Since : 29/11/2009

MesazhTitulli: Re: Havarixhet   02.02.12 9:39


Baba Sheh te falemnderit shum,dhe ma ban hallall qe te mundova.megjithkeqardhjen per ngjarjen,jam i knaqur me pergjigjejen.Allahu koft i knaqun dhe razi me Ju!....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhemi_zh@hotmail.com



Numri i postimeve : 10
Age : 23
Since : 07/07/2012

MesazhTitulli: Re: Havarixhet   08.07.12 18:57

shejh i nderuar nese ban me dit ku bazohesh kur thua se shi'itet jane pasuesit e havarixheve sepse une kam lexuar se kur ata qe u larguan nga
Imam Aliu a.s thane se ''Gjykimi i perket vetem Allahut xh.sh'' dhe historia keta i njeh si havarixh ose kembengulesit e zbatimit te ligjit te Allahut-Sheriatit(qe nuk eshte aspak keq)por qe ne nje fare menyre nuk kane simpati per Rrugen e Allahut-Tarikat dhe ne e dime mire se kush jane keta njerez.
Ne qofse jam gabim ju lutem me thoni se deshiroj ta di. elhamdulilah
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Havarixhet   Today at 5:25

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Havarixhet
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Beslidhja e muslimaneve me Shejtanin

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Sufi Forum :: Tema Islame :: Tema të ndryshme-
Kërce tek: