Sufi Forum

Hz.Muhamedi s.a.v.s. thotë: O ju njerëz , ju le në mesin e juaj dy gjëra që nëse i përqafoni , asnjëherë nuk do të devijoni nga Rruga e Drejtë : Librin e Allahut dhe familjen time Ehli Bejtin
ForumForum  RADIORADIO  PytësoriPytësori  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 KERAMETE apo merekullit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
fakiri



Numri i postimeve : 181
Age : 44
Since : 26/10/2009

MesazhTitulli: KERAMETE apo merekullit   11.12.10 17:56

KERAMETUL EVLIJA

Në kohën tonë njerëzit interesohen shumë për kerametet,për aftësit e jashtëzakonshme të disa personaliteteve.intersesohen se a ka dëshmi për këtë në Kuran dhe Sunet dhe a është përcaktuar me Sheriat,pastaj cili është qëllim i asaj q[ bëjnë disa evlija etj.Në këtë kohë fundërrinat e mosbesimit dhe materializmit,valet e dyshimit dhe mashtrimit,po shtohen në kokat e njerëzve ,duke i larguar nga rruga e Hakkut dhe duke shtuar dyshimet në fuqinë e Tij dhe të miqëve të Tij(evlijave).
Në librin e Allahut është konfirmuar se kerameti ekziston e kështu edhe me Sunetin e Pejgamberit s.a,v.s dhe në veprate sahabëve të tij.r.a por edhe pas tyre deri në kohën tonë.Në realite këtë e kanë pohuar të gjithë ekspertët e ehli-sunet-vel-xhematit siç janë juiristët e sheriatit,dijetarët e hadithit dhe dijetarët e burimit të shkencës islame,si dhe shejhët e tarikatit sufi,si dhe në veprat e atyre në të cilat bëhet fjalë për këtë.Gjithashtu,kjo është konfirmuar edhe me argumentimin e qartë në shekuj të ndryshmë të historisë isalme.KERAMETET janë dëshmuar me veprime të cilit nuk mund ti kundërshtohet as ti a mohosh shkallën e vërtetësi globale,ndonëse detajet të argumentimit janë të dëshmisë individuale.Këtë e mohojnë vetëm ithtarët e risive dhe ata që largohen nga feja për shkak të dobësisë së besimit të vet në Allahun dhe në cilësit e veprave të Tij.
Argumentet e kerametit nga Libri i Allahut të Madhëruar
1.Historia mbi Sahabi Kehfi dhe gjumin e tyre prej 309 vjet.
2.Hz.Mejremja e tundi degën e thatë të palmës dhe ajo u gjelbërua dhe prej saj ranë frute të pjekur .
3.Zekerija a.s. sa here që hynte të Mejremja te ajo gjente ushqim,ndërsa te ajo nuk hynte njeri përveq tij.
4.Në lidhje me Sylejmanin a.s ai që e solli fronin e Belkises derisa Sylejmani a.s. arriti të mbyllë dhe hap sytë.
Argumentet e kerametit në hadithet autentikë
1.Rrëfimi për Xhurejxhin besimtarit të cilit i kishte folur fëmija që në djep.Ky është hadith autetntik të cilin e shënojnë të dy Sahihët,d.m.th. Buhariu dhe Muslimi
2.Rrëfimi mbi fëmijën që ka folur në djep
3.Rrëfimi mbi tre njerëzit që kanë hyrë në shpellë,dhe i mbuluan shkëmbijtë,por kishin shpëtuar.
4.Rrëfimi për lopën e cila fliste me pronarin e vet.Ky është hadith tepër i njohur,sahih
Argumentet e kerametit nga sahabët
1.Rrëfimi i Ebu Bekrit r.a., për miqët e tij dhe shtimin e ushqimit ashtu që ka pasur ushqim më shumë pas darke se para darkës.
2.Rrëfimi për Omerin r.a,kur prej mimberit në Medinë kishte thirrur:”O Sari,Kodrat!”
3.Rrëfimin për Osmanin r.a.dhe takimin e tij me njeriun i cili në rrugë e kishte vërejtur një grua të mirë,ndërsa Osmani tërrë këtë e kishte shikuar me sytë e tij dhe i kishte thënë.Njeriu e pyeti Osmanin r.a:”A mos është kjo shpallje pas Pejgamberit s,a,v,s,?” Ndërsa Osmani r.a ishte përgjigjur;”Jo,por është largpamsi e besimtarit!”
4.Rrëfimi për atë se si Aliu K.V kishte dëgjur bisedën etë vdekurve. Këtë hadith e transmeton Bejheki:” Hymë me Aliun r.a ,në varrezat e Medinës,dhe Aliu,r.a,thirri:”O banorë të varrezave esselamu alejkum,mëshira e Allahut qoftë me ju.A do të na tregoni ju për gjendjen tuaj ose t”ju tregojmë ne për gjendjen tonë?” Seidi vazhdon:”Ne dëgjuam një zë: “ Ve alejkumus selam ve rahmetull ve berekatehu,o prijësi i besimtarëve! Na trego ç”ka ka ndodhur pas nesh!” Aliu foli:” Sa u përketë grave tuaja,ato janë rimartuar,pasuritë tuaja janë ndarë,fëmijtë tuaj i janë bashkuar grupit të jetimëve,ndërsa shtëpitë që i keni ndërtuar janë vendosur armiqët tuaj – këto janë lajmet nga ana jonë.Po,ç”kemi te ju?” Njëri prej të vdekurve u përgjegj:”Qefinët janë shqyer,flokët kanë rënë,lëkurat janë plasuritur,,bebat e syrit janë shterrur,brendia e hundëve është derdhur si gjak i përzier.Çka kemi dërguar këtu edhe kemi gjetur,ndërsa çka kemi lënë atje atë e kemi barrë,prandaj tani jemi përgjegjës”.
5.Rrëfimi për Ahbadin ,birin Bishrit shkopinjtë e të cilit kanë shëndritur si fanar në netët e errëta
6.Gishtat e Hamza el-Eslemit kanë shëndritur në errësirën e natës dhe të tjerët e kishin shfrytëzuar dritën e gjishtave të tij për të ecur.
7.Disa sahabë prej një varri ku e kishin vendosur tendën e vet kishin dëgjuar se si po këndohej sure EL-MULK,edhe atë prej fillimi deri në fund.Aleji-s-selami u tha se kjo sure mbron dhe shpëton nga dënimi në varrë.
Pastaj Ena ,pjata e ushqimit prej së cilës hanin Selman el-Farisiu dhe Ebu Derda r.a,dhe ajo që ishte në të mardhëroni Allahu xh.sh.hu,me fjalët “SUBHANALLAH!këtë e kishi dëgjuar që të dytë.Pastaj rrëfimi për Ummi Ejmene se si kishte etje gjatë udhëtimit prej Mekkes në Medine pastaj i kishte zbritur një enë me ujë nga qielli dhe ajo e kishte shuar etjen. Kjo është vetëm një numër i vogël nga shumësi e ngjarjeve dhe rasteve të tilla të shokëve të Pejgamberit a.s.v.s,pastaj pasojën kerametet e shumta të evlijave nga koha e tabi inëve dhe tebei tabinëve,e deri në ditët e sotme.ashtu që është vështirë të numrohen dhe prezentohen të gjithë.
Urtësi e Allahut ka kërkuar që Ai ,xhel-le-shanuhu,ti nderojë miqët dhe evlijat e tij me fenomene të ndryshme të jashtëzakonshme,në mënyrë që me këtë ti shpërblejë për besimin e sinqertë në Vetësin e Tij,që ti forcojë në luftën për forcimin e fesë së Tij,për ta dëshmuar Pushtetin e vet,në mënyrë që ta forcoj dhe ta shtojë besimin e tyre,ndërsa botës ti sqaroj ligjet e natyrës dhe rregullat kozmik janë vepër e Allahut xh.sh.hu,dhe përcaktimi i Tij,dhe se nuk ka kurfarë ndikimi asnjë shkas,arsyje,ndikim tjetër,ngase Allahu i Madhëruar krijon pasoja dhe rezultate atje ku ka ndonjë shkas,arsyje,ndikim.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
KERAMETE apo merekullit
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Sufi Forum :: Tema Islame :: Tema të ndryshme-
Kërce tek: