Sufi Forum

Hz.Muhamedi s.a.v.s. thotë: O ju njerëz , ju le në mesin e juaj dy gjëra që nëse i përqafoni , asnjëherë nuk do të devijoni nga Rruga e Drejtë : Librin e Allahut dhe familjen time Ehli Bejtin
ForumForum  RADIORADIO  PytësoriPytësori  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Vizita e Varrezave

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Hysein Shehu
Administrator
Administrator


Numri i postimeve : 551
Age : 43
Since : 26/01/2009

MesazhTitulli: Vizita e Varrezave   07.09.10 23:44

Në ditët e sotme, shumë zëra (sidomos Vehabinjt) thonë se vizita e Varrezave është Shirk apo çka di unë se çfar.
Pasiqë jemi në prag të Bajramit, në trojet tona është zakon që pas Namazit të Bajramit, të vizitohen Varrezat.

A lejohet nji gjë e tillë?

Unë them se po !

Arsyja se pse them po është se bazohem në Hadith dhe Ajete Kuranore.
Para se te kaloj në Hadith dhe Kuran, në lidhje me ket bazohem në një Hadith të Pejgamberit s.a.v.s. ku thotë: Nëse nji Risi ka bazë në Sheriat (Kuran) atëher nuk është haram.

Pejgamberi s.a.v.s. sa herë që kalonte kah Varret i pershëndete me "Es Selamun Alejkum".
Athua pse?
Vehabinjt thonë se i vdekuri nuk ndëgjon. Pra Pejgamberi s.a.v.s. paska gabuar? ESTAGFIRULLAH EL ADHIM.

Jo jo, i vdekuri ndëgjon e besa edhe na shef, por ja që ne nuk i ndëgjojmë ata e as nuk i shofim.

Ket e them sepse bazohem në Kuran ku Allahu xh.xh. thotë:

"...Vërtet Ai dhe shoqëria e Tij ju sheh, ndërsa ju nuk i shihni." Sure: Araf ,Ajeti: 27


Kush janë shoqëria e Allahut?

Kjo është shumë e thjeshtë: Shoqëria e Allahut xh.xh. janë Meleket dhe Miqët e Allahut xh.xh. për të cilët Ajetet Kuranore janë me dhjetra që dëshmojnë këtë.

PRA PADYSHIM SE TË VDEKURIT NA NDËGJOJNË DHE SHOFIN. E kush këtë e mohon, ka mohuar fjalën e Allahut xh.xh.


Ti kthehem vizitës pas Namazit të Bajramit.

Nëpër TV ditëve të fundit ndëgjojsha se Festa e Bajramit është fest gëzimi. Padyshim që është.
Por, gëzimi me kend ndahet? Ndahet me nënën, babën, fëmijun, vëllaun, motrën etj etj etj.
Por nësë nëna, baba, vëllau, motra, fëmiju nuk janë në jetë, atëher?
Për mendimin tim, është shumë e logjikshme që të afrohemi tek Varret e tyre dhe ti vizitojmë dhe njiherit me anë të kësaj vizite edhe ti ja kujtojm vetes që shumë shpejtë do të vie dita kur edhe ne do të jemi banorë të atyre varreve. POR KJO VIZITË NUK DUHET TË JETË VETËM PËR BAJRAME ! Jo jo, vizitat e tilla nuk kanë kufizim, mundë të bëhen gjatë tërë vitit, por që mos të harrojmë sidomos për Bajrame.


Pejgamberi s.a.v.s. kishte vizituar varrin e nënës së tij, kishte qarë dhe i kishte shtyrë të qanin edhe ata që kanë qenë me të.
Ai kishte thënë;

"Kam kërkuar nga Zoti im që të më lejoj që të kërkoj falje për të dhe nuk më ka lejuar.
Dhe kam kërkuar që të më lejoj të vizitoj varrin e saj dhe më ka lejuar.
Pra vizitojini varrezat,sepse ato jua kujtojnë vdekjen.

Athua Pejgamberi s.a.v.s. po të ishte e ndaluar, do ta bënte një gjë të tillë? Apo do të vepronte kundër fjalës së Allahut xh.xh. ? ESTAGFIRULLAH EL ADHIM, KURRË JO !


Mos ta zgjas ma tepër, ata që thonë se është haram apo çka di unë se çka, ata kanë kundershtuar fjalën e Mëshirës së Njerëzimit s.a.v.s. e njiherit kanë kundërshtuar edhe Allahun Subhane ve Teala.


_________________
Eja,prap eja.Edhe nëse je i pafe apo adhurues i idhujve,zjarrputist ose i Krishter.Mbrapa Derës tonë qëndron shpresa.Edhe nëse ke thy premtimin e dhënë, eja,prap eja ... Hz.Mevlana k.s.Hu

INFO: [You must be registered and logged in to see this link.]
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Vizita e Varrezave
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Uji i te vdekurve dhe dheu i varrezave !?
» Si mund ta dallojmë magjistarin nga të tjerët?
» Thonjet

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Sufi Forum :: Tema Islame :: Tema të ndryshme-
Kërce tek: