Sufi Forum

Hz.Muhamedi s.a.v.s. thotë: O ju njerëz , ju le në mesin e juaj dy gjëra që nëse i përqafoni , asnjëherë nuk do të devijoni nga Rruga e Drejtë : Librin e Allahut dhe familjen time Ehli Bejtin
ForumForum  RADIORADIO  PytësoriPytësori  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Nata e Regaibit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Hysein Shehu
Administrator
Administrator


Numri i postimeve : 551
Age : 43
Since : 26/01/2009

MesazhTitulli: Nata e Regaibit   17.06.10 17:47

Regaib, në gjuhën arabe është shumësi i fjalës “ragibe”, që do të thotë se kjo është nata e dhuntive, dhuratave, shpërblimeve dhe nxitëse për vepra të mira. Nata e mirë Regaib, sipas kalendarit hënor, bie natën e xhumasë së parë (nata që lidh ditën e enjte dhe të premte) të muajit Rexhep, i cili është edhe muaji i parë i tre muajve të mirë.
Çdo natë e xhuma është e bekuar. Kur këto dy net puqen bashkë nata atëherë bëhet akoma më e bekuar dhe më e dobishme. Me vlerat e mëdha që përmban kjo natë, është njëkohësisht sihariqi dhe lajmëtari i parë i muajit të Ramazanit. Në aspektin psikologjik kjo është shumë e rëndësishme, sepse besimtari hyn në një parapërgatije shpirtërore dhe e drejton veten e tij drejt adhurimeve, përgjegjësive individuale dhe familjare duke urdhëruar të mirën e duke ndaluar të keqen.

Në këtë natë hazreti Emineja mendohet që ta ketë kuptuar që është shtatzënë më profetin tonë, Muhammedin, a.s.

Gjithashtu sipas mendimeve të dijetarëve islam, në këtë natë Allahu i Madhëruar, e ka begatuar profetin Muhammed, a.s., me dhunti dhe dhurata shpirtërore shumë të çmuara. Edhe profeti ynë i dashur e ka lavdëruar dhe falënderuar Allahun, xh.sh., me lutje, teube dhe namaz.

Allahu në natën e Regaibit u jep muslimanëve mirësi dhe begati të panumërta. Kjo është nata kur pranohen lutjet dhe pendesat dhe kur shpërblimet e adhurimeve janë të mëdha e të shumta. Profeti ynë i nderuar në një hadith të transmetuar nga Enesi, r.a., thotë: “Kujdes, përpiqu të rrish zgjuar në natën e xhumasë së parë të muajit Rexhep, të mos e kalosh atë në shkujdesje, sepse melaqet e asaj nate i kanë vënë emrin Regaib!” Ndërsa në disa thënie të tjera , për rëndësinë e kësaj nate, Profeti Muhammed, s.a.v.s, thotë: “Ai që e vlerëson natën e Xhumasë së parë të muajit Rexhep (nata e Regaibit), Allahu i Madhëruar nuk e dënon në varr.” (Saadet-i Ebedije) “Lutja që bëhet në këtë pesë netë nuk kthehet mbrapsht: Në natën e Regaibit, në natën e pesëmbëdhjetë të muajit Shaban, të Xhumanë, natën e Bajramit të Ramazanit dhe të Kurbanit”. (Ibn Asakir)
Si përfundim themi që kjo natë duhet vlerësuar nga besimtarët me namaz, me lexim të Kur’anit, me teube (pendesë), i dërgohen salavatet Profetit, dita e enjte agjërohet dhe në darkë kryhen adhurime të llojeve të ndryshme, gjithashtu kjo natë kalohet edhe me punë të tjera të dobishme dhe sevapprurëse në fenë tonë. Nuk duhet të harrojmë që lutjet tona të fillojnë dhe të mbarojnë me salavate për profetin, duke ditur që lutja midis dy lutjeve të pranuara tek Zoti, pranohet.

_________________
Eja,prap eja.Edhe nëse je i pafe apo adhurues i idhujve,zjarrputist ose i Krishter.Mbrapa Derës tonë qëndron shpresa.Edhe nëse ke thy premtimin e dhënë, eja,prap eja ... Hz.Mevlana k.s.Hu

INFO: admin@sufiforum.tk
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Nata e Regaibit
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Nata e ''Valpurgës''- Djallit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Sufi Forum :: Tema te tjera - Vehabizmi, Shiizmi etj.-
Kërce tek: